January 27, 2023

Nga propozimi i bashkëshortit e deri tek diamanti më i çmuar dhuratë, rrëfehet Adelina Tahiri

Nga propozimi i bashkëshortit e deri tek diamanti më i çmuar dhuratë, rrëfehet Adelina Tahiri

Konkurrentja e “Dance Albania” u ngjit në skenë nën tingujt e muzikalit “Moulin Rouge”, me këngën “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”. Siç e thotë dhe kënga, diamantet janë miqtë më të mirë të një vajze dhe Adelina e ka konfirmuar duke rrëfyer për dhuratën e marrë nga partneri i saj.

“Besoj që nuk ka vajzë që nuk i do diamantet, sidomos kur je me një partner dhe je në prag të një propozimi. Unë kam dy (diamante) edhe pse njëri është më i madh, ky tjetri ka më shumë vlerë sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora.” Pasi ka ndarë pamjet, Adelina ka treguar se propozimi ka ndodhur në Vjenë, në një ndër restorantet më të famshëm të qytetit. Kamarieri i ka shërbyer një pjatë, ku ‘fshihej’ unaza.