January 27, 2023

Raportohet për përçarje të thellë mes Benzema e Deschamps

Duket se marrëdhënia mes Karim Benzema dhe Didier Deschamps është prishur sërish.

Sulmues u largua nga kampi stërvitor i Francës për shkak të lëndimit më 20 nëntor, dy ditë përpara ndeshjes së parë të skuadrës kundër Australisë, dhe nuk ka pasur asnjëherë kërkesë brenda stafit francez për kthimin e fituesit të Topit të Artë për pjesën tjetër të Kampionatit Botëror në Katar,

Një raport nga L’Equipe bën të ditur se ylli i Real Madridit nuk ka qenë në kontakt me stafin mjekësor të Les Bleus gjatë kësaj kohe.

Benzema është ende në listën e 26 lojtarëve që Federata Franceze e Futbollit ia dërgoi FIFA-s dhe Deschamps mund ta kishte thirrur pasi e kapërceu dëmtimin… por trajneri nuk ka dashur ta bëjë këtë.

Deschamps mund të qëndrojë… pa Benzeman
Nëse trajneri i Francës zgjat kontratën e tij, ata do të duhet të ulen dhe të bisedojnë përsëri për të rikthyer Benzeman në skuadër.

Kjo ndodhi tashmë para ‘Euro 2020’, kur të dy u takuan në Cote d’Azur për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre rreth skandalit të kasetave seksuale që përfshiu edhe Mathieu Valbuena. Ata tani mund të kenë nevojë për një bisedë të ngjashme.

Përçarja nuk daton në këtë kamp stërvitor të Kampionatit Botëror, por shumë kohë më parë, kur Benzema nuk e përmendi përzgjedhësin në fjalimin e tij pas fitimit të Topit të Artë, diçka që sipas L’Equipe, e ka habitur trajnerin francez.

Benzema nuk shkoi në finale
Vendimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të marrë me qira një aeroplan me lojtarët e lënduar të Deschamps dhe kampionët e tjerë, nuk e përfshiu Benzeman, i cili nuk kishte në plan të shkonte edhe para se të vinte propozimi.

Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Christopher Nkunku, të cilët nuk hynë në listën e Deschamps për ‘Katar 2022’ për shkak të dëmtimit, vendosën të udhëtojnë, por jo edhe Benzema, Lucas Hernandez dhe Pascal Kimpembe.