January 27, 2023

Tronditet Maqedonia| Një 11 vjeçare goditet për vdekje nga një makinë

Një fëmijë 11 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa nëna është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veles, raporton portali skopjeinfo.mk. Aksidenti i trafikut ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës Vasil Glavinov. Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i veturës është arratisur nga vendi i aksidentit.

Jozyrtarisht, në vendin e aksidentit janë gjetur targat e automjetit, ndërsa policia është në kërkim të autorit të aksidentit trafiku.

closevolume_off
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme, por tashmë në rrjetet sociale flitet për aksidentin.