January 27, 2023

IRI amerikan: Gruevski politikani më i popollarizuar në Maqedoni (DOKUMENT)

Anketa e fundit e IRI-së tregon se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 19% e qytetarëve do të votonin për VMRO-DPMNE-në. Sipas rezultateve të sondazhit, për LSDM-në do të votonin 11 për qind, për BDI-në 7 për qind dhe për partinë e “Majta” 6 për qind.

Nëse e krahasojmë këtë sondazh me atë të vitit të kaluar nga nëntori, mund të konstatojmë se rejtingu i LSDM-së në pushtet ka rënë për 5 pikë, kurse VMRO-DPMNE-së për 1 për qind.

Vlerësimi i BDI-së ka mbetur i njëjtë, ndërsa ai i Levicës është rritur me 2 pikë.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski mban titullin “politikan më popullor në Maqedoni”, sipas sondazhit të fundit. Besimi tek ai është 7%, por është dyfishuar, krahasuar me 3% të vitit të kaluar.