Gazetari britanik, Piers Morgan, i cili më herët gjatë muajit nëntor intervistoi Cristiano Ronaldon, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka thënë se lojtarët e Francës janë helmuar me qëllim, që Kupa e Botës të shkojë në duart e Lionel Messit e Argjentinës.
Dy ditë para finales së madhe, kombëtarja e Francës po kalonte nëpër një krizë, që shqetësoi shumë tifozë të kësaj kombëtare, pasi që në kamp ishte shpërndarë një grip i quajtur ‘Gripi i Devesë’, me të cilin ishin helmuar pesë futbollistë.
Upamecano dhe Rabiot veç kishin munguar në ndeshjen e gjysmëfinales për të njëjtën arsye, ndërsa stërvitjet përgatitëse për finale u bënë edhe pa Varane, Konate dhe Coman.
Por lajmi i mirë erdhi dje, kur u mësua se të gjithë lojtarët janë bashkuar grupit në kamp dhe nuk ka më një shqetësim të tillë.
Por gazetari britanik i beson teorive konspirative, ndoshta edhe për shkak se Lionel Messi është shumë afër të triumfojë për herë të parë në Botëror, pasi momentalisht Argjentina është në epërsi 2:0 ndaj Francës.
“Nuk ishte virus, skuadra franceze është helmuar me qëllim.”