January 27, 2023

Mori veturën e huaj dhe e shiti, ndalohet 23-vjeçari

Një person ka njoftuar policinë se dy të dyshuar i kanë marrë dy automjete në shërbim dhe nuk ishin lajmëruar më.

Lidhur me rastin polica ka arrestuar personin L.Q ( M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë nga personi E.J ( M/K) i moshës 22 vjeçar, e kishte shitur atë në qytetin e Lipjanit një personit tjetër.

Policia njofton se i dyshuari i parë L.Q është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar ” Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’, ndërsa vetura i është kthyer pronarit.