January 27, 2023

Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina i pret si heronj fituesit e “Katar 2022” (VIDEO)

Skuadra e kombëtares argjentinase ka zbarkuar në shtëpi, në Buenos Aires në orët e para të mëngjesit të së martës. Messi doli i pari nga avioni i pari me trofeun e dorë, i ndjekur nga skuadra e tij të cilët përshëndesin personat e pranishëm. Kur autobusi u nis nga aeroporti, mjeti u rrethua menjëherë nga tifozët e shumtë të kombëtares. Videot e mëposhtme tregojnë autobusin i cili ecën ngadalë i shoqëruar nga një eskortë policie, dhe nga dhjetra njerëz të cilët brohorasin nga gëzimi.