January 27, 2023

Pula 20-vjeçare që synon të futet në Guiness

Një grua nga Michigani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kërkon që pulës së saj, Peanut, t’i njihet nga Libri i Rekordeve Guiness, rekordi për moshën më të madhe, shkroi Upi të martën.

Marsi Darwin deklaroi se pula e saj është 20-vjeçare dhe se po i përgatitë dokumentet e nevojshme për aplikim në Guiness.

“Shpresoj se Guiness do t’i japë besim dëshmitarëve të mi, si mbesa ime rreth të tridhjetave që e donte Peanut si adoleshente”, deklaroi Darwin.

Amerikania shtoi se ka mbajtur pula që nga viti 1990, ndërsa pulën “rekordmene” e shpëtoi rastësisht pak para se të lindte.