January 27, 2023

VIDEO – Festa e futbollistëve argjentinas për pak të shëndrrohej në trag jedi

Lojtarët e Argjentinës mbërritën në Buenos Aires në një rrugë të mbushur plot me tifozë krenarë pasi fituan Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986 të dielën.

Festa e “gauchos” po vazhdon ende dhe për pak do të kthehej në trag jedi nëse nuk do të kishte reaguar Nicolas Otamendi. Lojtarët e Argjentinës mbërritën në Buenos Aires, ku hipën në një autobus të hapur dhe festimi mund të rifillojë.

Përkatësisht, disa lojtarë të Argjentinës u ulën në pjesën e autobusit që ka çati dhe nuk i përfillën udhëzimet që të mos e bënin këtë për shkak të pengesave në rrugë, por e shpërfillën. Por shpejt e panë se pse duhet shmangur ulja në çati dhe vetëm falë reagimit të shpejtë të Otamendit u shmang një trag jedi e mundshme.