Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.
Kjo sipas Bërnabiq për shkak të “lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”.
“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, ka deklaruar ajo në seancën plenare serbe.
BB Media
Në këtë seancë, ajo ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, shkruan Tanjug, përcjell Insajderi.
Nuk vonoi shumë, pas luftës së paralajmëruar, Bërnabiq i tha dy fjalë edhe për paqen.