January 27, 2023

“Ronaldo dëshiron të luajë edhe në Kupën e Botës të vitit 2026”

Gazetat “Marca” është e sigurt se Cristiano Ronaldo nuk e ka ndër mend të dorëzohet me kaq, por është përcaktuar të jetë edhe në Kupën e Botës të vitit 2026.

Ishte një Kupë e Botës për t’u harruar për Cristiano Ronaldon. I tillë ishte edhe komplet ky vit për të, me zhgënjime e dështime të njëpasnjëshme, që e vendosën në pozitë të vështirë si në nivel klubi, ashtu edhe në kombëtare.

Edhe pse ai është 37-vjeç, ka një vendosmëri për ta sfiduar veten, e që është për t’u admiruar. Kështu, ai dëshiron që ta sfidojë bilologjinë, duke u përcaktuar që të jetë protagonist edhe në Kupën e Botës të vitit 2026 që do të zhvillohet në Amerikën Qëndrore. Një lajm i tillë jepet nga “Marca” dhe përcjellët edhe në mediet portugeze. Kupa e Botës do të nisë më 8 qershor 2026 dhe atëherë sulmuesi portugez do të jetë 41-vjeç. Gjithsesi, faktori moshë duket se nuk i bën përshtypje Ronaldos sipas burimeve të përditshmes spanjolle, e cila e ka përcjellur edhe nga afër këto ditë sa sulmuesi 37-vjeç ka qëndruar në Madrid për të bërë stërvitje vetanake.

Ai për Portugalinë ka dhënë një kontribut enorm, duke shënuar 118 gola në 196 ndeshje të zhvilluara, për të qenë kështu golashënuesi më i mirë i kësaj kombëtare në historinë e saj.

Triumfi i Argjentinës, goditje e rëndë për Ronaldon
Gjithmonë në bazë të asaj çfarë shkruan “Marca”, thuhet deklarativisht se triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës në Katar ka qenë një goditje e rëndë për Ronaldon.

Pas përvojës në Madrid, ai ka udhëtuar në drejtim të Dubait për të pushuar paksa pas Kupës së Botës, siç dëshmojnë edhe këto pamje të siguruara nga gazeta spanjolle.