February 24, 2020

Në një grup në “Telegram” shpërndahen fotografi eksplicite të nxënësve të shkollave të mesme të Maqedonisë

Në një grup në “Telegram” shpërndahen fotografi eksplicite të nxënësve të shkollave të mesme të Maqedonisë

Përmes një grupi të mbyllur në rrjetin social “Telegram” me titull “Dhoma Publike”, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë shpërndajnë dhe komentojnë për foto intime dhe video të vajzave të mitur në vend, më shpesh moshatarët e tyre.

Deri tek “Radio MOF” kanë reaguar nxënësi e shkollave të mesme të cilët kanë pasur qasje te grupi, duke sqaruar se disa nga imazhet që publikohen dhe komentohen janë marrë nga profile të hapura. Sidoqoftë, disa janë dërguar përmes mesazheve private, por më pas u gjetën në “Dhomën Publike” të “Telegramit”. Shumica e tyre i përkasin vajzave të mitur.

Pjesa më e madhe e fotografive dhe videove, të cilat shpërndahen dhe komentohen, janë marrë nga faqet e internetit ekzistuese, por në “Dhoma Publike” ato janë të lidhura me individë specifikë, kryesisht vajza të mitur në vend, duke deklaruar emrin dhe mbiemrin ose qytetin e vendbanimit.

Grupi ka arritur në më shumë se 7.400 anëtarë brenda disa ditësh, dhe arrihet me ftesën e një shoku. “Radio MOF” iu bashkua grupit, ku brenda gjysmë ore u ndanë dhjetëra video dhe fotografi me përmbajtje eksplicite, pasuar nga qindra komente.

“Radio MOF” rastin e ka paraqitur deri tek MPB.