February 24, 2020

Ali Ahmeti: BDI si e do ti

Ali Ahmeti: BDI si e do ti

Strugë, 26 “Faleminderime të veçanta organizatave amerikane 🇺🇸 NDI dhe IRI që na kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës dhe janë piesë përbërëse e ndërtimit të strukturave tona partiake, programit tonë, qeverisjes së mirë dhe strategjisë zgjedhore.
Vajzat dhe djemtë që janë rreshtuar pas vizionit tonë dhe kanë ndërtuar politikat tona të sukseshme dhe të përqafuara fuqishëm nga qytetarët, sollën fitoret e vazhdueshme që nga viti 2002 dhe do ta korrin edhe fitoren e rradhës me 12 prill.
Ky është shtabi zgjedhor i degës tonë në Çair, më i fortë, i konsoliduar, inovativ, i përgaditur, me prurje të reja dhe fitimtar.
Kështu i kemi edhe shtabet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër, Saraj, Vrapçishtë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Likovë, Kumanovë dhe në të gjitha 36 degët tona.
Po ndërtojmë gjeneratat e ardhshne të një BDI moderne, inovative, inkluzive, kompatibile dhe të përputhshme me të sotmën dhe të nesërmen, një BDI ashtu si e do ti, konzistente, realizuese, këmbëngulëse, fitimtare dhe vendimtare.” – thotë Ahmeti