February 24, 2020

Opinioni i gjerë dhe populli shqiptarë në veçanti, Lëvizja BESA i tha PO koalicionimit!

Opinioni i gjerë dhe populli shqiptarë në veçanti, Lëvizja BESA i tha PO koalicionimit!

Opinioni i gjerë dhe populli shqiptarë në veçanti, e përcjellin me vëmendje çështjen e koalicionimit opozitar në kampusin politik shqiptarë.

Lëvizja BESA gjatë kësaj periudhe qartë dhe në mënyrë transparente e ka shpalosur qëndrimin e saj reth kësaj çështjeje. Me të vetmin qëllim unifikimin dhe fuqizimin e votës së shqiptarëve në këtë shtet, Lëvizja BESA doli publikisht me vendim të kryesis qendrore të partisë dhe i tha PO koalicionimit!

Lëvizja BESA tregoi pjekuri dhe konzistencë politike duke tejkalu vetveten dhe duke lënë anësh interesat partiake i tha PO koalicionimit! Koalicionim ky që do ti jep fund regjimit të BDIsë dhe do të sjell ndryshimin edhe te kampusi politik shqiptarë.

Lëvizja BESA në krye me liderin e saj Prof. Bilall Kasami, tregoi me vepër se primare e ka interesin e shqiptarëve në këtë vend dhe ka gatishmëri të plotë që njëherë e përgjithmonë shqiptarët ti bëjë të barabartë në Maqedoninë e Veriut!

Lëvizja BESA me kétë qendrim parimor hedh poshtë çdo dilemë dhe tentim manipulimi të opinionit publik! Tanimë fjalën e kanë të tjerët té prononcohen definitivisht reth çështjes së koalicionimit.

Populli shqiptarë është vigjilent dhe me vëmendje ndjek këtë çështje. Padyshim që do të dijë të bëj dallimin dhe do té dënojë ato që do të jenë pengesë dhe nuk do të bëhen pjesë e koalicionimit opozitar shqiptarë!

Lëvizja BESA do vazhdoj me politikëbërjen e saj autentike dhe autonome me transparencë të plotë ndaj shqiptarëve dhe opinionit të gjërë.

Moti kemi dhënë BESËN, se do të mbrojmë gjithmonë interesat e popullit shqiptarë në këtë vend!
Anetari i Kryesis Qendrore te Levizjes BESA, SANI SAIDI