April 19, 2019

Miratohen rekomandimet për epideminë e shpallur të fruthit

Miratohen rekomandimet për epideminë e shpallur të fruthit

Në seancën e Qeverisë sot është miratuar informacion i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilës me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse pranë ministrisë është marrë vendim për shpallje të epidemisë së fruthit në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë.

“Konform procedurës për situata të këtilla janë aprovuar edhe rekomandime përkatëse, të cilat parashikojnë respektim të rreptë të masës për ndalesë të vizitave në kopshte të fëmijëve të pavaksinuar me MRP në territorin e mbarë vendit, si dhe respektim të protokollit për lëvizje të pacientëve me simptoma të fruthit me qëllim që të ulet mbingarkesa e klinikave për sëmundje infektive dhe pediatri dhe të ulet shkalla e përhapjes intra-hospitale e infeksionit”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Rekomandimet parashikojnë që të gjithë punonjësit shëndetësor të pavaksinuar të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët (sidomos pediatra, infektologë dhe gjinekologë, të vaksinohen domosdoshmërisht me dy doza MRP.

Si rekomandim i rëndësishëm theksohet nevoja e intensifikimit të masave për vaksinim të fëmijëve të pavaksinuar përmes zbatimit të fushatave për vaksinim dhe aktivitete në terren për promovim të vaksinimit të zbatuara nga Qendrat për shëndet publik dhe shërbimet kompetente nga shtëpitë shëndetësore. Njëherit që të ofrohet vaksinim shtesë me MRP për të gjithë të pavaksinuarit, persona jo komplet të vaksinuar dhe persona pa dëshmi për vaksinim që janë më të moshuar se 14, ndërsa më të ri se 45 vjeç.

Në informacionin për epidemi të fruthit theksohet se këto aktivitete sidomos duhet të përforcohen në qytetet jashtë Shkupit.