February 24, 2020

Zbulohet administratori dhe numrat e të gjithë anëtarëve të grupit “Dhoma publike”

Zbulohet administratori dhe numrat e të gjithë anëtarëve të grupit “Dhoma publike”

Policia ka zbuluar administratorin e grupit “Dhoma publike”, dhe ka numrat e gjithë anëtarëve të grupit në rrjetin social “Telegram”.

Burime nga hetimi kanë thënë se bëhet fjalë për rreth 7.400 numra telefonik. Hetimi të cilin po e udhëheq Byroja për Siguri Publike është duke vazhduar, por nuk jepen detaje shtesë.

Më parë MPB ka njoftuar se po ndërmerren masa dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit me grupin e mbyllur në “Telegram”, në të cilin janë shpërndarë fotografi dhe video intime nga vajza të mitura.

Reagime për grupin kishte dje në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të shpërndara në këtë grup të mbyllur një pjesë e fotografive janë marrë prej profileve të hapura, ndërsa një pjesë prej profileve private.