February 24, 2020

Koalicioni trepalësh, Taravari ka një mesazh

Koalicioni trepalësh, Taravari ka një mesazh

Arben Taravari
Dua të bëj të qartë për të gjithë ata qytetarë që janë përqëndruar tek koalicioni tripalësh.
Është shumë e rëndësishme për ne që të kuptohet se koalicionin nuk e kemi menduar kurrë të kufizuar nga numrat por nga qëllimi. Domethënë që jemi të hapur për 1,2…pafund parti, shoqata, organizata e cilindo individ që është kundra këtij sistemi që na ka katandisur në një nga vendet më të koruptuara në Evropë!
Ne kemi koalicionin më të madh dhe ai është koalicioni me Popullin.
Vetëm ajo parti që nuk ka popullin kryefjalë nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e frymës së Ndryshimit!
Çdokush tjetër është pjesë e jona dhe ne jemi pjesë e saj!