November 15, 2019

Zbulohet shuma e parave që janë marrë nga grabitja e bankës në Çair të Shkupit

Zbulohet shuma e parave që janë marrë nga grabitja e bankës në Çair të Shkupit

Në vjedhjen që ndodhi dhe në filialën e NLB Bankës në Çair janë vjedhur 150 mijë euro. Nga banka njoftojnë se tre të lënduarit janë në gjendje të mirë dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.

“Në grabitjen e djeshme që ka ndodhur në orën 10:36 në filialën e NLB Bankës në Çair, dëshirojmë t’ju informojmë se klientët dhe të punësuarit në bankë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Dy punonjësit që ishin lehtë të lënduar, janë lëshuar për nga spitali. Përveç dy punonjësve, edhe sigurimi i cili gjithashtu ishte lënduar gjatë grabitjes pas ndihmës mjekësore është liruar për trajtim kurim shtëpiak”, thuhet në njoftimin e bankës.

Ata shtojnë se filiala në Çair, aktualisht nuk punon dhe do të vazhdojë t’i shërbejë klientët më 17 prill 2019, respektivisht nesër.

“Banka vazhdon me punën dhe po bashkëpunon me autoritetet kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit”, përfundojnë nga banka.

Ndryshe, pas grabitjes dje nga disa mediume u raportua se është gjetur makina me të cilën autorët kanë kryer vjedhjen, e cila ishte e djegur totalisht. Ndërsa me makinë tjetër më pas janë larguar në drejtim të panjohur.