February 24, 2020

Levizja BESA edhe njëherë dëshmon se ka DEMOKRACI të brendshme dhe TRANSPARENCË

Levizja BESA edhe njëherë dëshmon se ka DEMOKRACI të brendshme dhe TRANSPARENCË

Levizja BESA krahas transparencës së plotë ndaj opinionit gjatë gjithë veprimtarisë së vet politike, edhe njëherë dëshmon se ka DEMOKRACI të brendshme dhe TRANSPARENCË të plotë ndaj antarëve të të gjitha organeve të LËVIZJES për cdo çështje. Kjo është një nga karakteristikat që e dallon atë nga partit tjera politike.

Në këtë drejtim, Lëvizja BESA edhe çështjen e koalicionit tre palësh e ka diskutuar në organet më të larta të partis. Pas diskutimeve të shumta, unanimisht u vendos qe ti thuhet PO koalicionimit me të vetmin qëllim fuqizimin e votës shqiptare për të sjell ndryshimin e shumpritur. Çdo kryetar dege, antarë i kryesis qendrore dhe kuvendit qendror të Levizjes Besa ka pas dhe ka mundësin që të shpreh mendimin dhe té mar pjesë drejtperdrejt në krijimin e politikave të LËVIZJES dhe të jetë pjesë e procesit te vendimmarrjes për çdo çështje.

Konsultimi dhe vendimarja e përbashkët është tjetër karakteristik dalluese e LËVIZJES, e cila e vlerëson rolin dhe rëndësin që kan organet dhe antarët e saj në teren.

Prandaj, inkurajoj të gjithë antarët e partive opozitare të kontribojn në mënyrë aktive dhe të shprehin mendimet e veta ne forumet partiake me të vetmin qëllim të arrihet unifikimi i votës shqiptare dhe koalicionimi i shumpritur opozitar nga populli shqiptarë.

Le të punojm për mënjanim të dallimeve tona dhe të kontribojm çdonjeri prej nesh për arritjen e bashkpunimit që do të sjellë ndryshimin në vend.

Merni shembull nga LËVIZJA BESA, e cila me pjekuri politike e shtriu dorën dhe i dha shpresë votuesit shqiptarë se mund të arrihet një koalicion fitues.

Me BESË, ka SHPRESË!

Jonuz Fejzulla

Antarë i Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA