June 25, 2019

Kaos në Danimarkë, politikani anti islamist gjuan Kuranin në tokë (VIDEO)

Kaos në Danimarkë, politikani anti islamist gjuan Kuranin në tokë (VIDEO)

Dhuna shpërtheu në Danimarkë kur një politikan anti-islam i ekstremit të djathtë hodhi një kopje të Kuranit në tokë, duke bërë që të arrestoheshin dhjetëra njerëz pas djegies së veturave dhe kazanëve të plehrave.

Policia e Kopenhages tha se 23 persona u arrestuan mbrëmë, pasi policët qëlluan me gaz lotsjellës në përleshjet me protestuesit. Politikani i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, i cili po bën thirrje që Islami të ndalohet në Danimarkë, ka hedhur në tokë disa herë librin e shenjtë të fesë Islame në Noerrebro, një distrikt i mbushur me emigrantë.

Kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen, i quajti veprimet e Paludanit “provokim i pakuptimtë” dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të “përballeshin me të me argumente dhe jo me dhunë”.

Video: