May 24, 2019

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane është ndjerë sot në Gjevgjeli dhe rrethinë.

Tërmeti nga rrjeti sizmologjik i telemetrisë së Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, nga observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, është regjistruar në orën 13 e tre minuta, epiqendra e të cilit gjendet 140 km në juglindje të Shkupit dhe rrjedh nga zona e epiqendrës së Gjevgjelisë.