June 25, 2019

ANIMACION PËR SULMIN TERRORIST NË ZELANDË TË RE (VIDEO)

ANIMACION PËR SULMIN TERRORIST NË ZELANDË TË RE (VIDEO)

Një regjisor nga Turqia ka përgatitur një animacion lidhur me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, transmeton AA.

Në animacionin e producentit dhe regjisorit Koray Demir të shpërndarë në platformat sociale, shfaqet arma me mbishkrime të urrejtjes të cilin terroristi e përdori në sulmin e 15 marsit në Christchurch të Zelandës së Re.

Videoja është publikuar me mesazhin “Ligji për njerëzimin do të fitojë. Duhet të fitojë”.

Animacioni, siç thuhet në video, është përgatitur “për kujtimin e pavdekshëm të viktimave në Christchurch dhe njerëzve të mirë të Zelandës së Re”.

Kujtojmë se më 15 mars, 50 muslimanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç, i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch dhe hapi zjarr mbi besimtarët muslimanë gjatë namazit të xhumasë, përfshirë 4 fëmijë më të vegjël se 18 vjeç.