July 21, 2019

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/Lëndohen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/Lëndohen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ndodhi pak orë më parë në superstradën Milot-Rubik, pranë Urës së Zogut, ku u përfshinë dy automjete, përkatësisht Range Rover me targa AA 131 SE dhe Chevrolet me targa AA 243 UJ.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy drejtuesit e mjeteve, Arjan Nikolla 37 vjeç dhe Klajdi Margjini 29 vjeç.

Burimet thanë se gjithashtu janë lënduar dhe tre pasagjerë të tjerë.

Dy të lënduarit rëndë u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe nuk dihet ende se si paraqitet gjendja e tyre.

Ndërkohë mësohet se shkak për aksid.entin është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Pamje nga vendngjarja: