July 21, 2019

Talat Xhaferi do të ulet në fronin e presidentit të Maqedonisë-ja kush e thotë

Talat Xhaferi do të ulet në fronin e presidentit të Maqedonisë-ja kush e thotë

Analistët politik në Shkup nuk përjashtojnë mundësinë e dë.shtimit të zgjedhjeve për shkak të mosarritjes së cenzusit dhe se me këtë skenar kryeparlamentar Talat Xhaferi në bazë të Kushtetutës do të jetë presidenti i përkohshëm i vendit deri në zgjedhjet e reja.

“Sa i përket rrethit të dytë unë mendoj se në rrethin e dytë fitues do të jetë zoti Talat Xhaferi. Kjo sipas kushtetutës dhe jo në bazë të rezultateve.

Kjo do të thotë që nuk do të ketë census” ka theksuar analisti dhe shefi i marrëdhënieve publike të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Todor Pendarov në një deklaratë për TV21.

Ndryshe në nenin 82 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet se në rast të vd.ekjes dorëheqjes, pamundësisë së përhershme që ta ushtrojë funksionin ose ndërprerjes së mandatit sipas fuqisë së Kushtetutës deri në zgjedhjen e Kryetarit të Republikës funksionin e Kryetarit të Republikës e ushtron Kryetari i Kuvendit.

Në kushtetutë thuhet se kur Kryetari i Kuvendit e ushtron funksionin e Kryetarit të Republikës ai merr pjesë në punën e Kuvendit pa të drejtë vendosjeje.