Pas shumë vitesh Maqedonia e Veriut po shijon borën, e me borën po vijnë edhe temperaturat e ulëta, përcjell TV21.

Por a e dini se cilat janë temperaturat më të ulëta të regjistruara në historinë botërore.

4. Në korrik të vitit 2005, në “Doum Argus” të Rrafshnaltës Antarktike u regjistrua temperaturë -82.5°C.

3. Në qershor të vitit 1982, në stacionin e Polit të Jugut “Amundsen-Scott” në Antarktidë u regjistrua temperaturë prej -82.8°C.

2. Në Stacioni kërkimor “Vostok” në Antarktidë, në korrik të vitit 1983 u regjistrua temperaturë prej -89.2°C.

1. E rekordin e mbanë “Dome Fuji” në Antarktik, ku në gusht të vitit 2010 u regjistrua temperatura më e ulët në botë, -93.2°C.