Në Maqedoni arriti Ada.

-Përshëndetje unë jam Ada, asistentja e parë digjitale e Qeverisë së RMV-së. Mund të ju ndihmoj me informacione…

Po një vit më vonë, Ada nuk mund të ju ndihmojë me informacione. Në rrjetet sociale me sarkazëm komentohet se me shumë gjasa e ka kuptuar se vetëm ajo punon andaj është shpërngulur nga Maqedonia.

“150 mijë euro janë shpenzuar për asistenten digjitale Ada, e cila duhej t’i ndihmonte edhe investitorët e huaj edhe administratën publike ta udhëzojë, ndihmojë gjatë veprimeve dhe gjithçka që nevojitet nuk funksionon. Pse nuk punon Ada?
Të jem i sinqertë…
U shpërngul nga vendi?
Të jem i sinqertë do të isha befasuar pozitivisht nëse funksiononte. Duke e ditur se çfarë trashëguam nga Qeveria paraprake, kështu që nuk më befason që nuk funksionon”, tha Goce Dimovski – drejtor i ZZHIT.

Pse nuk punon përgjigje kërkuam edhe nga kompania që e krijoi, por përgjigje nuk morëm.

Nga informacionet publike të qasshme, mund të sillet përfundimi se në shkurt të vitit të kaluar ka skaduar marrëveshja me kompaninë “CodeWell” e cila e ka përpunuar dhe mirëmbajtur aplikacionin.