“Dashuri” – Rilind Alimani dhe Leotrim Zejnullah sjellin baladën që pritet të “pushtojë” dasmat

Kënga më e re “Dashuri” nga Rilind Alimani dhe Leotrim Zejnullah është një baladë moderne dashurie, ndërkaq është ideale për vallëzimin e parë në dasmat shqiptare.

Me melodi të ngrohtë, kënga “Dashuri” sjell emocione të sinqerta.

Rilindi është tekstshkrues dhe krijues i melodisë, në bashkëpunim me Leotrimin, ndërsa videoklipi është realizuar nga Vigan Ibishi, Alex (Habanzo), Kosmo dhe Hajdar Hajdari.