Distria Krasniqi ka vazhduar dominimin në Grand Prix të Zagrebit.
Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg fitoi bindshëm me Ippon ndaj italianes Gaia Stella.
Lufta zgjati 2 minuta.
Në xhiron e parë e mposhti për vetëm 22 sekonda brazilianen Amanda Lima. Ndaj saj realizoi Ippon të bukur.
Me Ippon të bukur, për 2:15 minuta e mposhti edhe francezen Baldnine Pont.

