Në odën Ekonomike të Kërçovës u mbajt seancë për shqyrtimit të gjendjes aktuale ekonomike në rajon, prioriteteve infrastrukturore, mbështetjes së kompanive lokale si dhe mundësive për iniciativa të përbashkëta ndërmjet komunitetit të biznesit dhe pushtetit lokal.
Në seancë i pranishëm ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, si dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski u cili tha se brenda dy viteve Maqedonia do të ketë përparim të madh.

“Maqedonia për dy vite do të duket si kopsht te e cili do të hapen perspektiva që të mbahen të rinjtë në vend, do të hapen perspektiva për standard të ri dhe kompanitë të kenë profit më të madh. Ajo që punojmë për momentin bashkërisht mendoj se ajo është bazë për kërkesë të bizneseve një kohë të gjatë, këtu në pyetje është një cikël i ri investimesh i cili bashkë me sektorin privat do të jetë 12 -13 miliardë dollarë”, tha Branko Azeski,

Ai foli edhe për situatën aktuale ekonomike duke thënë se për ta kapërcyer këtë duhet një partner strategjik rajonal.

“Një fjali do ta them hapur, Maqedonisë i duhet një mik rajonal, të lëshohet politika në distancë dhe të marrim kursin me të cilin do të dimë saktë se ku shkojmë, me cilin shkojmë dhe me çfarë potenciali dhe me çfarë mjetesh shkojmë në atë drejtim. Sepse pa këtë nuk ka asnjë përparim. Maqedonisë i duhet një rrotullim, sepse puna e deritanishmi nuk dha rezultat”, deklaroi Branko Azeski.

Në këtë seancë morën pjesë edhe drejtuesit e Odave rajonale nga Manastiri, Ohri dhe Prilepi.