Të paktën 31 persona kanë vdekur – duke përfshirë dy fëmijë – dhe 84 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa balistike në qytetin verilindor të Sumy, sipas shërbimit shtetëror të emergjencës të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se sulmi “i tmerrshëm” goditi një “rrugë të zakonshme të qytetit” dhe një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.

Zelensky u bën thirrje liderëve globalë që t’i përgjigjen me vendosmëri sulmit, duke shtuar: “Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë”.

Sulmi u zhvillua në një pjesë të Ukrainës ku forcat ruse mendohet se po përgatiten për një ofensivë të madhe.

Luftimet janë ndezur në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë tre vjet më parë./21Media