Vazhdojnë punimet për rikthimin e përmendores së Andon Llazarit – Qoseto në Shkup, transmeton TV21. Në rrethrrotullimin drejt Autokomandës, edhe sot po vazhdojnë punimet për themelet e përmendores, ku edhe është vendosur tabela njoftuese.
Qyteti i Shkupit, në krye me Danella Arsovskën vendosi që përmendorja e Qosetos të vendoset sërish në Shkup.
Kjo përmendore ishte vendosur më herët tek kompleksi i Gjykatave, por i njëjti u largu në shkurt të 2018-ës nga ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov me arsyetimin se nuk ka leje.
Pasi Arsovska mori mandatin e kryetares së Shkupit, premtoi rikthimin, por pak kilometra më larg, dhe të njëjtin tashmë po e realizon.
Kur u pyet se pse po vonohet vendosja e përmendores, Arsovska pati deklaruar se “Andon Llazov ka qenë revolucionar dhe luftëtar për drejtësisë, i cili ka vepruar në mënyrë jo selektive”.
Ndërkaq për këtë, nga koalicioni VLEN sot akuzuan edhe Fronitn Europian.
“Ky koalicion interesash dhe emocionesh vazhdon të jetë funksional në dobi të Bexhetit, Arsovskës dhe Levicës dhe në dëm të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve. Dëshmi për këtë është vazhdimi i ndërtimit të bustit së Andon Lazov Qoseto-i njohur si “Kasapi”, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare East Gate Mall”, tha mes tjerash Afan Elezi nga VLEN.

