Kryeprokurori Lupço Kocevski tha se hetimi për Koçanin zgjerohet edhe te 4 inspektor të Tregut, transmeton TV21. Siç tha kryeprokurori kanë qenë kompetentë për të kryer inspektime bazuar në Ligjin për veprimtari hotelierike.
“Dyshimet zgjerohen edhe te katër inspektorë të Tregut, të cilët kanë qenë kompetentë për të kryer inspektime bazuar në Ligjin për veprimtari hotelerike, Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Ligjin për mbikëqyrje inspektuese. Paraprakisht, në kuadër të këtij institucioni, të dyshuar janë edhe tre persona zyrtarë – inspektorë për bazën e njëjtë. Sa u takon tre ish drejtorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, të cilët gjithashtu hetohen që paraprakisht, verifikimet ndaj tyre vazhdojnë para se gjithash për shkak se mandati i tyre ndërlidhet me periudhën kur klubi ka punuar me licencë të falsifikuar si dhe licencave të tjera të cilat janë lëndë e verifikimit”, tha kryeprokurori Lupço Kocevski.
Ndërkaq, siç tha Kocevski Prokuroria e Koçanit ka realizuar procedurë kundër 45 personave dhe tre personave jurudik. Shtoi se njëri nga ata pas hapjes së hetimit ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri. Tutje kryeprokurori theksoi se pas grumbullimit të tërsishëm të dëshmive, procedura do të mbyllet.
“Me këtë, Prokuroria e Koçanit ka realizuar procedurë kundër 45 personave dhe tre personave juridik. Njëri nga ata, pas hapjes së hetimit ka vdekur si pasojë lëndimeve të marra nga zjarri dhe nga këto shkaqe, pas grumbullimit të tërësishëm të dëshmive, procedura do të mbyllet.
Në mënyrë shtesë, hetim kryhet edhe kundër 7 nëpunësve policorë në procedurën që udhëhiqet nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, departamenti i specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera krimit të organizuar të kryer nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë të Policisë së Burgut”.
