Alessandro Bastoni i dedikoi ndeshje gjysmëfinale Inter-Barcelona dy postime në rrjetet sociale. I pari me thirrjen “Shihemi në Monako!“. E dyta, më e menduar, erdhi një ditë pas ndeshjes që e çoi Inter në finalen e Champions League.
Në këtë postim në “Instagram” ai përfshin kundërshtarin me të cilin u përball në zonën e tij të fushës, talentin Lamine Yamal. “Vetëm tani kam filluar të kuptoj se çfarë suksesi të jashtëzakonshëm arritëm të marten”, thotë Bastoni.
“Përpjekja që lamë në atë fushë ishte e madhe dhe e gjitha u shpagua, dhe aq më tepër, nga energjia e paharrueshme e tifozëve tanë. Falënderoj çdo shok skuadre: shpirtin, urinë, zemrën”, u shpreh më tej Bastoni.
Në fund, ai shtoi: “Të luftoja pranë jush është ajo që i bën të gjitha sakrificat e fëmijëve tanë të ndihemi krenarë. Një mesazh special për një fëmijë tmerrësisht të mirë: Lamine Yamal, ti je një përbindësh“.
Postimi i Bastoni u bë viral në Spanjë, ku komplimentet e mbrojtësit të Inter për 17-vjeçarin u raportuan gjerësisht nga mediat vendase. Bastoni dhe Yamal ndër të tjera shkëmbyen fanellat në fund të ndeshjes.
The post I mori fanellën pasi mbaroi ndeshja, Bastoni vlerëson Lamine Yamal: Një përbindësh appeared first on Telesport.
