Java e katërt e fazës së Ligës në Champions, vijon sonte me 9 duelet e tjera. Spikasin vecanërisht dy ndeshje Inter-Arsenal dhe Bajen Benfika.
Në San Siro përplasen dy skuadra të cilët dallohen për ritmin e lartë ndaj pritshmëria për një ndeshje të bukur është e madhe. Të dyja ekipet nuk e njohin humbjen pasi në tre ndeshjet e para kanë grumbulluar secila nga 7 pikë, nga dy fitore dhe një barazim për cdo ekip.
Zikaltrit nuk janë në momentin e tyre me ekzaltues ndaj Champions mund të jetë moment i duhur për të defruar tifozët, aq më teper që është ende pa kaluar shija e duelit me Venecian kur përtej suksesiot minimalist, skuadra nuk entuziazmoj.
Inzagi ka vetëm dy lojtarë të padispnueshëm Karlos Auguston dhe Kirstjan Asllanin që për fat të keq nuk është rikuperuar ende nga problemi në muskuj. Trajneri i Interit mund të befasojë me formacionin pasi në stervitjen e fundit ka lënë jashtë titullarëve Barelen, Mkitarianin, Dimarkon, Bastonin dhe Turam.
Sot mund të kemi një minirevolucion duke i dhënë hapësira Fratezit, Zielinskit, de Vraj e Taremit. Në krahun tjeter londinezët nuk kanë të gatshëm një lider në mesfushë si Deklan Rice, Kalafioerin, Tjernin dhe Tomijasun. Në formacion kthehet Saka ndërsa vjen nga dëmtimi dhe Odegard edhe pse norvegjezi do ta nisë nga stoli.

