Milan fitoi 1-0 ndaj Girona në Champions League falë një goli të Rafael Leao. Tashmë kuqezinjtë ndodhen mes 8 ekipeve më të mira, që kualifikohen direkt për në fazën tjetër.

Është një gëzim të luash me këtë fanellë. Ishte një fitore e rëndësishme dhe jam i lumtur që shënova. Qëllimi ynë është të ecim përpara”, u shpreh Rafael Leao në një koment për mediat.

Atmosfera këtu është shumë e bashkuar dhe po mësojmë të kuptojmë se çfarë kërkon trajneri. Ai është ndryshe nga Fonseca, m’u afrua menjëherë dhe nuk më lë të dorëzohem për asnjë moment”, shtoi sulmuesi portugez.

Më tej, leao tha: “Ai më foli shumë, ai po përpiqet të më ndihmojë si njeri dhe si lojtar. Por, edhe unë po përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të jap 100%”.

Unë mundohem gjithmonë të jap më të mirën, ndonjëherë nuk mundem sepse luajmë shumë dhe jemi njerëz. Dje ndaj Girona sigurisht shkoi mirë, por ishte meritë e të gjithëve”, përfundoi Rafael Leao.

The post Leao karikon Milan: Jemi të bashkuar, Conceiçao po luan një rol të rëndësishëm tek unë appeared first on Telesport.