Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se dëshiron ndalimin e përdorimit të mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç, duke paralajmëruar se po punohet për këtë masë edhe në nivel të Bashkimit Evropian.
“Duhet t’i mbrojmë të rinjtë nga mediat sociale”, tha Macron, duke theksuar se po krijohet një koalicion evropian për ta realizuar këtë nismë.
Që nga viti 2023, në Francë regjistrimi në rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç kërkon pëlqimin e prindërve dhe verifikim të moshës nga platformat.

