Manchester City ka pranuar ofertën zyrtare të Milan për të marrë mbrojtësin Kyle Walker.

Marrëveshja është rënë dakord për një huazim me një opsion për ta blerë atë përgjithmonë gjatë verës së ardhshme.

“Sky Italy” raporton se opsioni vlen për shumën 5 milion euro.

Walker do të mbërrijë në Milano sot rreth orës së drekës dhe do të shkojë në një hotel përpara se t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor gjatë pasdites.

Më pas, ai do të shkojë në selinë e klubi kuqezi për të nënshkruar kontratën. Nesër paradite ai pritet të stërvitet me skuadrën.

The post Manchester City pranon ofertën e huazimit të Walker, lojtari sot në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën appeared first on Telesport.