Shtatë fitore në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani në fazën e grupeve të Champions League konfirmojnë dominimin e Liverpool, që së fundi fitoi 2-1 ndaj Lillë në “Anfield”.
Një nga protagonistët e “reds” është sulmuesi Mohamed Salah, që realizoi golin e 50-të në kupat e Europës me fanellën e Liverpool. Ai bëhet lojtari i parë i këtij klubi që arrin këtë shifër.
“Jam shumë krenar. Të jesh lojtari i parë që arrin këtë moment historik për Liverpool do të thotë shumë. Jam shumë i lumtur, veçanërisht për fitoren e rëndësishme“, tha Salah për mediat.
“Unë nuk isha i fokusuar në këtë detaj para ndeshjes. Lille ka qenë e pamposhtur në 21 ndeshje, kështu që ishin një ekip mjaft i vështirë. Jam i lumtur që arritëm ta fitojmë këtë lojë dhe të shënoj”, tha Salah.
The post Mohamed Salah vendos një tjetër rekord, 50 gola në Europë me fanellën e Liverpool appeared first on Telesport.
