Pas shkarkimit të holandezit Giovanni Van Bronckhorst, Besiktas ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri, Ole Gunnar Solskjaer. Norvegjezi ka firmosur për dy vite me klubin turk, aty ku do gjejë dhe dy shqiptarët Ernest Muçi dhe Milot Rashicën.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është e mrekullueshme të jesh në këtë klub të madh, që rrethohet nga kaq shumë njerëz. Mezi pres të filloj nga puna”, ishin fjalët e para të norvegjezit.
Besiktas po përjeton një nga momentet më të vështira në historinë e saj, pasi ka probleme të shumta financiare. Klubi i “shqiponjave” renditet në vendin e gjashtë në superligën turke me 30 pikë, shumë larg dy vendeve të para që ishte dhe synimi kryesor në fillim të sezonit.
The post Muçi dhe Rashica me trajner të ri, Besiktas prezanton emrin e njohur appeared first on Telesport.

