Besiktas dhe Athletic Bilbao po përballen mes tyre në një sfidë shumë interesante në Stamboll, e vlefshme për raundin e shtatë në Europa League.
Turqit kërkojnë me patjetër fitoren pasi duan të sigurojnë biletën për në play-off, ndërsa spanjollët janë më të qetë pasi e kanë të sigurt kualifikimin duke u renditur në vend të dytë me 16 pikë, njësoj sa Lazio e vendit të parë.
Besiktas gjeti shumë shpejt golin, pas një kundërsulmi të shpejtë dhë një kombinimi të bukur mes Muçit, Rafa Silva dhe Milot Rashicës, ylli dardan dërgoi topin në rrjetë.
Nga minuta e parë për Besiktas është edhe Ernest Muçi, i cili do kërkojë të bëjë për vete trajnerin e ri të Besiktas, Ole Gunnar Solskjaer. Kjo është ndeshja e parë e norvegjezit në krye të klubit turk, i cili u zyrtarizua pak ditë më parë. https:/SHIKO GOLIN E RASHICES
The post Muçi spektakolar, Rashica shënon supergol ndaj Athletic Bilbao në Europa League (video) appeared first on Telesport.
