Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 7:40 është vendosur ndalesë për qarkullimin e kamionëve dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”. Për llojet e tjera të automjeteve është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore.
Ndërmarrja informoi gjithashtu se për shkak të reshjeve të dendura të borës, nga ora 6:50 është vendosur ndalesë për qarkullimin e kamionëve në akset rrugore dega Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.
