Aktori prej kohësh njihet si një joshës i cili, deri vonë, mund të shihej në shoqërinë e vajzave nën moshën 25 vjeç. Partnerja e tij aktuale është një nga të paktat që arriti të qëndrojë me DiCaprio pavarësisht faktit se është 27 vjeç.

Dhe ishte Vittoria Ceretti ajo që arriti ta “zbutë” DiCaprio-n dhe t’i tregonte botës “anën e tij më të butë”.

Konkretisht, DiCaprio festoi ditëlindjen e tij të 51-të më 11 nëntor në shoqërinë e të dashurës së tij të bukur Vittoria dhe miqve të ngushtë, dhe një moment nga festimi u bë shpejt hit në rrjetet sociale.

Në një postim të ndarë në Instagram nga Francesca Scorsese, vajza e regjisorit të famshëm Martin Scorsese, aktori është fotografuar i rrethuar nga miqtë ndërsa Vittoria mban një tortë të mbushur me qirinj të ndezur. Me tingujt e një pianoje që luan në sfond, të pranishmit i kënduan një këngë ditëlindjeje dhe videoja i kënaqi shpejt fansat në të gjithë botën.

 

The post Publikohet videoja e festës intime të 51-vjetorit të DiCaprio-s: E dashura e tij e pret me tortë dhe qirinj appeared first on Alsat.