Rrëmujë e madhe para sallës Boris Trajkovski që në orët e para të mëngjesit. Qindra qytetarë prisnin në kolona të gjata për t’i marr vauçerët për inverterë. Në disa momente kishte edhe reagime nervoze për shkak të organizmit të keq për marrjen e tyre. Një pjesë prej tyre ankohen se janë duke pritur 3 madje edhe 4 orë dhe nuk e dinin edhe sa do të duhet të presin për të arritur të hyjnë brenda. Njëri prej tyre u alivanos pas çka erdhi Ndihma e shpejtë. Thonë se paraprakisht i kanë informuar se vauçerët do të ndahen vetëm sot ndërsa sot u kanë thënë se do të munden t’i marrin edhe nesër në sallën Boris Trajkovski, ndërsa se nga e hëna atë mund ta bëjnë edhe në Ministrinë e energjetikës.

“Presim 3-4 orë. Kjo është çmenduri, pa rend, pa asgjë. Thanë se vetëm sot mund t’i marrim, erdhëm sot, njëri u alivanos, erdhi Ndihma e shpejtë e mori. Çfarë rend? Më mirë do të ishte që secili të marrë vauçerin në komunën ku banon”, tha një qytetar.

“Presim nja 3 orë, edhe sa do të presim nuk e di. Tash na njoftuan se vazhdon edhe nesër”, tha një tjetër qytetar.

“Pres tashmë një orë e gjysmë, pore shpejt shkon. Para një orë e gjysmë na njoftuan se afati vazhdohet edhe për nesër”, shtoi një qytetar tjetër.

Qytetarët do të duhet të përdorin vauçerët deri më 30 nëntor, pra të blejnë inverterët nga disa kompani që janë në listën e Ministrisë. Por, në kontratën që ata nënshkruajnë nuk parashikohet që duhet t’i instalojnë, gjë që lë vend për abuzime të mundshme, pra që njëri prej tyre ta rishesë. Ministrja e Energjetikës Sanja Bozinovska pret që qytetarët t’i shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë.

“Kanë kohë deri më 30 nëntor për t’i blerë, me sa di unë mund vetëm t’i blejnë, mendoj se është në marrëveshje me kompanitë se si do të mbërrijnë, më e rëndësishmja është të paguajnë dhe t’i përdorin. Shpresoj se do të përdoren sepse ne duam të ndihmojmë si Qeveri për instalimin e inverterëve. Nëse dikush mendon se kjo nuk mjafton dhe bën diçka që është në kundërshtim me ligjin, do të sanksionohet, por shpresojmë që kjo të jetë për kategoritë në rrezik social dhe për efikasitet energjetik. Të shpresojmë që të mos ketë abuzime të tilla”, deklaroi Sanja Bozhinovska – ministre e Energjetikës.

Qytetarët thonë se prej tani do të përdorin inverterë për shkak se, siç theksuan drunjtë për ngrohje janë shumë të shtrenjtë.

“Çmimet janë të njëjta, rryma dhe druri janë të njëjta, vetëm kjo është më e pastër, nuk ka mbeturina për të marrë në shtëpi ose për të nxjerrë e për të prerë dru. Përndryshe, është njëjtë, nga 6000 denarë në dy rastet”, u shpreh qytetari.

“Rryma është më e lirë më se druri, druri është i shtrenjtë, andaj mendojmë se është mirë të kalojmë në energji elektrike. E rëndësishmja, nuk do të tymoset”, potencoi një tjetër qytetar.

Janë ndarë gjithsej 6.182 vauçerë në vlerë prej 155 milionë denarëve, të cilët ndahen në 30 vende në mbarë Maqedoninë.