Alaves po përballet me Real Madridin në kuadër të javës së 31-të në La Liga. Madrilenët vijnë në këtë takim pas humbjes 3-0 në “Emirates” ndaj Arsenalit në mesjavë.
Pikërisht këtë gjë kanë përdorur tifozët vendas për të provokuar lojtarët e Realit në ndeshjen e sotme. Ata janë shfaqur në stadium me fanellën e Arsenalit.
Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN
The post Reali e mbyll në avantazh pjesën e parë, por me një lojtar më pak! “Skuqet” Mbappe (video) appeared first on Telesport.
