Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Publike kundër ish-ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Në padi thuhet se Petrovska ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e saj zyrtar duke ia pamundësuar lëvizjes sindikale zgjidhjen e problemit të ushtarëve profesionistë. Në të njëjtën kohë, e ftuan në dialog social ministrin aktual të mbrojtjes Vllado Misajlovski, në të kundërtën paralajmëruan protesta.

“Në cilën ushtri të NATO-s sindikata e Ushtrisë është bllokuar, vendimet e presidentit nuk respektohen dhe fondet transferohen në një llogari tjetër dhe te një person tjetër. Jemi të bindur fort që ministri i Mbrojtjes është i manipuluar mirë nga strukturat në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat prej kohësh operojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe shfaqen gjithmonë kur bëhet fjalë për ushtarët profesionistë dhe sindikatat e tyre. Nëse ky krim dhe bllokim i sindikatave në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ndalet sa më shpejt, ushtarët profesionistë do të protestojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si në vitin 2009. Ky krim zgjat 11 muaj”, tha Aleksandar Naskovski, Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë.