Përveç dy ndeshjeve në grupin K, ku Shqipëria fitoi në transfertë 0-1 ndaj Andorrës dhe Anglia 2-0 ndja Serbisë, mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe 3 sfida të tjera kualifikuese për grupet e tjera.

Surpriza ka arhdur nga Dublini, ku Irlanda ka mposhtur 2-0 Portugalinë. Troy Parrott shënoi për vendasit me kokë në minutën e 17-të, pas asistit me kokë të Liam Scales, pas një goditjeje këndi. Në fund të pjesës së parë, Troy Parrott dyfishoi shifrat me një gol mjaft të bukur, pas një goditjeje të fuqishme brenda zonës. Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje më bërryl ndaj kundërshtarit.

Situata në grupin F:

1. Portugali 10 pikë
2. Hungari 8 pikë
3. Irlanda 7 pikë
4. Armenia 3 pikë

Ndeshjet e fundit në grup, Portugali-Armeni dhe Hungari Irland.

Franca ka fituar 4-0 ndaj Ukrainës në “Parc des Princes”, duke siguruar zyrtarisht biletën për në Botëror. Golat për francezët u shënuan në pjesën e dytë nga Mbappe (penallti) 55′, 83′, Olise 76′, Ekitike 88′.

Situata në grupin D:

1. Franca 13 pikë
2. Islanda 7 pikë
3. Ukraina 7 pikë
4. Azerbajxhan 1 pikë

Ndeshjet e fundit në grup, Azerbajxhan-Francë dhe Ukrainë-Islandë.

Në grupin I, Italia fitoi në frymën e fundit 0-2 në transfertë ndaj Moldavisë me golat e Ginaluca Mancini 88′ dhe Francesco Pio Esposito 90+3. Ndeshja e fundit në grup do jetë dueli direkt Itali-Norvegji.

Situata në grupin I:

1. Norvegjia 21 pikë
2. Italia 18 pikë
3. Izrael 9 pikë
4. Estoni 4 pikë
5. Moldavi 1 pikë

SHIKOGOLAT

The post “Skuqet” Ronaldo, Mbappe dhe Olise dërgojnë Francën në Botëror. Italia fiton në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.