Cristiano Ronaldo i ka shtuar një tjetër rekord karrierës së tij të lavdishme. Në fitoren 3-1 që Al Nassr arriti ndaj Al Okhdood, ai realizoi golin e 917-të në karrierë.
Por ky gol është i veçantë, pasi është i pari për të në vitin 2025. Një gol historik, pasi i jep mundësi portugezit të shënojë për të 24-tin vit kalendarik me radhë.
Shifra të frikshme me të cilat na ka mësuar ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus, që nuk janë normale. Në këtë ndeshje ai realizoi me penallti.
Kështu, për 24 vite me radhë, nga viti 2002, ai ka shënuar të paktën një gol në 365 ditët kalendarike, duke konfirmuar madhështinë e tij si futbollist.

The post Tjetër rekord për Cristiano Ronaldo, shënon gol për të 24-tin vit me radhë appeared first on Telesport.

