Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Tramp, pas pauzës katër vjeçare kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ai shpalli fitore dhe u paralajmërua si Presidenti i 47-të i shtetit. Në fjalimin e parë pasi që u bë e ditur pjesa më e madhe e rezultateve zgjedhore, Trump premtoi se do ta bëjë Amerikën përparimtare dhe vend më të sigurt për jetesë.

Tramp i tejkaloi 270 votat e patjetërsueshme të ashtuquajtura vota elektorale nga shtetet aleate, ndërsa në nivel të SHBA-ve ka më shumë 5 milionë vota për dallim nga oponentja Kamala Harris. Tramp tha se ka arritur që rreth tij të bashkojë edhe Latinoamerikanët, Afroamerikanët, Muslimanët dhe Aziatikët. Njëkohësisht falënderoi edhe kandidatin për zv.president të SHBA-ve, Xhej Vans.

Këshilltari i zv.presidentes aktuale të SHBA-ve dhe Kandidates së Demokratëve, Kamala Harris, paralajmëroi se ajo do të prononcohet pasi që të numërohen të gjithë votat.

Rezultatet fillestare simpatizuesit e Kamalës i pritën me lot në sy. Pasi që të finalizohen rezultatet, pritet inagurim tradicional i presidentin të ri të caktohet më 20 janar.