Nga koalicioni VLEN në një dalje për media thonë se BDI ka rol kyç në degradimin e shqiptarëve në Qytetin e Shkupit. Nga ky koalicion theksojnë se shqiptarët në Qytetin e Shkupit janë të diskriminuar, duke shtuar se nga 20 sektor në administratën e Qytetit të Shkupit, asnjë nuk udhëhiqet nga shqiptarët.

