Mund t’u besosh lojtarëve, por jo agjentëve. Ky është opinioni që ka Barcelona para merkatos së verës.

Drejtuesit e klubit katalanas druhen se agjenti i mbrojtësit Ronald Araujos po bën lojë të dyfishtë me klientin e tij. Uruguaianit i skadon kontrata në vitin 2026 dhe agjenti mund të jetë duke punuar për largimin e tij me parametra zero.

Kjo do të thotë se ai ka gjasa të refuzojë rinovimin e kontratës dhe pas dy vitesh të largohet praktikisht falas, kur vlera e tij në treg llogaritet minimalisht 60 mln euro.

Araujo ka marrë dy herë ofertë nga Barcelona për një firmë të re. Deri tani ai nuk është i treguar i qartë për vendimin që ka në mendje. Nëse agjenti ia ka premtuar mbrojtësin ndonjë klubi tjetër, Barcelona nuk do t’ia falë kurrë.

The post Agjenti po bën lojë të dyfishtë? Barcelona ka frikë se Araujo do të largohet falas appeared first on Telesport.